Alternativa ekonomike e opozitës, Basha: “Eliminojmë burokracitë dhe luftojmë korrupsionin”(Pikat)

Alternativa ekonomike e opozitës, Basha: “Eliminojmë burokracitë dhe luftojmë korrupsionin”(Pikat)

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar indeksin e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, e cila parashtronte qartë se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar duke arritur në nivelet më të ulëta në 8 vite në disa prej indikatorëve më kryesorë.

Z.Basha këtë raport e ka përshkruar si një pasqyrë të situatës ekonomike dhe korrupsionit që po gërryen ekonominë dhe po largon investitorët duke varfëruar shqiptarët.

Gjatë takimeve të shumta të zhvilluara me përfaqësues të dhomave të biznesit, tregtisë dhe industrisë z.Basha tregon se Partia Demokratike ka përgatitur një plan për të adresuar të gjitha shqetësimet e tyre.

Në bazë të këtij plani është taksimi i sheshtë 9%, që parashikohet nga opozita si alternativë e taksimit progresiv që është aktualisht në fuqi. Për opozitën kjo alternativë mundëson një taksim më të thjeshtë dhe transparent për qytetarët, ndërkohë që nuk boshatis xhepat e tyre.

Më pas kryedemokrati tregon se plani vazhdon me këto pika për të ndihmuar klimën e biznesit në vendin tonë:

  • Eliminimin dhe thjeshtëzëimin e lejeve dhe licenca
  • Eliminimin dhe bashkimin e 18 taksave për të rimoduluar sistemin fiskal
  • Ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve

Të gjitha pikat në plan i bashkon dëshira për të eliminuar burokracitë dhe luftuar korrupsionin në vendin tonë, gjë për të cilën PD shprehet se janë dy faktorët kryesorë që po kontribuojnë në varfërimin e vendit dhe përkeqësimin e klimës së biznesit.

Me shqetësim mësova përfundimet e raportit të Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019,…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, June 30, 2020

Geri Kolgega / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.