Amazon prezanton një kamër mbikëqyrjeje fluturuese për shtëpinë

Amazon prezanton një kamër mbikëqyrjeje fluturuese për shtëpinë

Divizioni Smart Home i Amazon prezantoi një kamër fluturese e cila fluturon vetëm nëse sensorët e saj identifikojnë një të huaj në shtëpi.

Është dizajnuar për tu aktivizuar kur familjarët nuk janë në shtëpi, punon në ambiente të brendshme dhe funksionon vetëm në një kat ose ndërtesë.

Kur Always Home Can aktivizohet, familjarët do të marrin një njoftim në smartfon duke u dhënë mundësinë të shohin pamje live.

Amazon tha se pajisja është ndërtuar me në fokus privatësinë. Pajisja kushton 250 dollarë dhe do të shitet për momentin vetëm në SHBA.

I njëjti divizion prezantoi edhe një kamër sigurie dizajnuar për tu përdorur në makinë dhe monitoron aktivitetin afër makinës kur është e parkuar.

Shpenzimet konsumatorë në pajisje Smart Home do të bjerë këtë vit me 15% në 44 miliardë dollarë për shkak të rënies ekonomike nga Covid-19. Por parashikimet flasin për një rikthim të kërkesës në 2021. /PCWorld Albanian