Ambasadorja Iberhysa: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Çekisë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

Ambasadorja Iberhysa: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Çekisë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës – Lajmet e fundit



Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.

Iberhysa përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan, raporton Zeri.info.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Iberhysa në Twitter.

“Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”. /Zëri