Ana Kauri për buzët e reja voluminoze: “Thjesht ishte vendim i momentit”

Ana Kauri për buzët e reja voluminoze: “Thjesht ishte vendim i momentit”

Në fillim të këtij janari, në një nga puntatat e “Për’puthen”, Ana Kauri debutoi me një ndryshim në pamjen e saj, njofton Insajderi.

Shumë ngjarje të njëpasnjëshme ndodhën në puntatën e 3 janarit, por volumi i buzëve të Anës nuk shkoi pa u vënë re.

Lexo edhe: “Ndodhi çfarë ndodhi, por buzët e reja të Anës 2 u ranë në sy të gjithëve”

Ndërsa, së fundmi kur po diskutohej për ndërhyrjet estetike në program, Bora Zemani iu drejtua Anës për të sqaruar vendimin e saj për të mbushur buzët.

“Thjesht ishte një vendim i momentit”, thotë ajo duke shtuar se akoma nuk ka arritur në rezultatet e kënaqshme. “Doja më pak, por buza ime ishte shumë e ndjeshme, s’kisha injektuar asnjëherë.”

Je penduar?”, e pyet Bora, kurse Ana i përgjigjet, “Jo, nuk jam penduar por nuk kam arritur akoma në rezultatin përfundimtar”.

Ndër të tjerash ajo thekson me ironi se vetëm tani e ka kuptuar se sa e bukur është nga komentet që i thoshin se kishte shëmtuar veten. /Insajderi.com