by lajme.org on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Analistët: Brukseli t’i bëjë trysni Serbisë për njohjen e Kosovës – Lajmet e funditin Lajmeon August 5, 2022 Brukseli po i kërkon Kosovës zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit. Këtë së fundmi e ka bërë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josef Borrell. Por analistët politikë në vend thonë se Brukseli duhet të ushtrojë trysni te Serbia e cila tash e sa vjet nuk i respekton marrëveshjet e arritura në dialog. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, të enjten ka kërkuar nga Kosova që të implementojë marrëveshjen për Asociacionin dhe vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit. Këto deklarime të Borrellit janë komentuar nga analistët në vend, të cilët kanë kërkuar nga shefi diplomacisë evropiane që kërkesa të ketë edhe për palën serbe. “Kosova ka marrë obligime me marrëveshjen e 2013-tës që është ratifikua në Kuvendin e Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare që është mbi ligjet vendore, andaj çdo marrëveshje që është konform ligjeve dhe Kushtetutës duhet të zbatohet, në këtë rast edhe Asociacioni e ka një vendim të gjykatës kushtetuese dhe Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë të frikësohet nga ajo dhe duhet të ulet dhe ta akomodoj një marrëveshje në kuadër të Gjykatës Kushtetuese”, thotë analisti Gazmir Raci. “Mendoj që nuk është dashur të paktën publikisht ta thotë një zyrtar i lartë i politikës së jashtme të BE-së duke e ditur se ata qe 11 vite nuk po janë në gjendje që ta bindin Serbinë që ta njoh Kosovën, pra mendoj se sa i përket asociacionit të Komunave me shumicë serbe ai mund të bëhet vetëm me një kusht pra, në fund apo në marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku na njeh Serbia. Në momentin që na njeh Serbia ajo mund të hy në fuqi dhe kjo do të ishte përgjigja më e mirë për të gjithë, edhe për partnerët tonë ndërkombëtar, por edhe për vet serbët e Republikës së Kosovës”, tha analisti Dritëro Arifi, raporton rtklive. Televizioni ka pyetur qeverinë se si do t’i përgjigjen kërkesës së Borrellit, për çka zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu, ka thënë se kërkesat e Qeverisë për këto dy çështje tashmë janë të njohura, duke iu referuar deklarimit të kryeministrit Albin Kurti ditë më parë. Ai gjatë një konference për medie pati deklaruar se për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë Gjykata Kushtetuese, derisa ka konfirmuar se çështja e Manastirit është diskutuar edhe në takim me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken në SHBA. Borrell ka thënë se BE-ja vazhdimisht u ka përkujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme. Sipas tij, të dyja palët, Kosova dhe Serbia ranë dakord për themelimin e Asociacionit në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja ishte ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa, tha diplomati evropian. Lajme të ngjajshme: Kurti pas Marrëveshjes me MCC-në: S’ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës – Lajmet e fundit Kongresisti Torres: Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC – Lajmet e fundit Gazeta zvicerane publikon një artikull për vendet më të bukura të Kosovës – Lajmet e fundit Në Merdare nuk e marrin vendimin e Qeverisë, lëshojnë dokumente për hyrje/dalje të qytetarëve të Serbisë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Hoti: Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Bislimi në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën – Lajmet e fundit