Eksperti britanik: Shtyerja e reciprocitetit për 30 ditë s’është e dobishme, dhuna mund të përsëritet

Analisti kosovar: SHBA-ja varrosi ëndrrën e Serbisë për të krijuar Asociacion në Kosovë – Lajmet e fundit



Analisti kosovar, Jusuf Thaçi ka thënë se janë amerikanët ata që shuan ëndrrën e Serbisë për të krijuar Asociacion në komunat serbe në Kosovë.

Ai më tej përmendi faktin se krijimi i një asociacioni të tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se scënon funksionalitetin e shtetit.

Analisti Thaçi më tej iu referua deklaratës së Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili tha se “Asociacioni nuk duhet të jetë brenda shtetit të Kosovës”.

“Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!

“Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri