by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Analisti serb: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën – Lajmet e funditin Lajmeon August 5, 2022 Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, në vitin 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.Krejt kjo pasi që marrëveshja e arritur fillimisht në vitin 2013, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, nuk është zbatuar asnjëherë. Por, tani pas 9 vitesh çdo ditë e më shumë eksponentë të fuqishëm të politikës ndërkombëtare, po kërkojnë që Kosova ta zbatojë këtë marrëveshje. Një nga ta është edhe përfaqësuesi BE-së për Politikë të Jashtëm dhe Siguri, Josep Borrell. Një ditë më parë, ai ka deklaruar se Prishtina zyrtare duhet ta zbatojë këtë marrëveshje, që pas vitit 2013 ishte negociuar edhe në vitin 2015. Në këtë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa, i cili në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se përgjigja për moszbatimin e kësaj marrëveshje, nuk duhet të kërkohet në kohën kur ai ishte shef qeverie.“Sa e lexova, shkruante se Borell (në mënyrë eksplicite) kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend. Prandaj përgjigje mund të jap Kuvendi i asaj kohe ose qeveria e asaj kohe”, ka thënë Mustafa.Pavarësisht se kush e hodhi firmën, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, Asociacioni duhet të themelohet. Sipas tij, Kurti nuk mund të rezistojë edhe gjatë, ndaj duhet të gjejë formën e duhur ta implementojë këtë marrëveshje. “Tema e Asociacionit është bërë një mur që po e ndan Qeverinë e Kosovës jo vetëm me BE-në, por edhe me aleatët tjerë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq, sepse ekzistojnë qëndrime diametralisht të kundërta. Por dihet sa herë ka presione të tilla të koordinuara shumë të mëdha ato tema edhe realizohen në një mënyrë ose tjetër, kështu që qeveria e Kosovës mos të këmbëngulë në injorimin e kësaj teme”, ka shtuar Muhaxheri. Por krejt mendim tjetër ka analisti serb Dushan Janjiq.“Në thelb deklarata nga Borell dje më duket vërtet e çuditshme. A është kjo gjuhë tipike burokratike? Shumë flasin e asgjë nuk e thonë. Ai tha se po insistojmë në një zbatim pra implementim të marrëveshjes. Jo, nuk mund ta detyrojmë Prishtinën ta bëjë këtë. Kjo është qasje krejtësisht e gabuar. Unë mendoj se ai donte në të njëjtën kohë të kënaqte presionin e Vuçiqit dhe vendeve të tjera, duke përfshirë qeverinë e tij, të cilët e shtynë atë të bënte diçka për zbatimin e asociacionit”, ka theksuar Janjiq. Sipas Dushan Janiq, edhe nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për Asociacionin, Serbia nuk do ta njeh Kosovën. “Të besosh se kur do të zbatohet Asociacioni, Serbia do ta njohë Kosovën është krejtësisht çmenduri? Asociacioni i komunave nuk është teme e re. Çfarë është me të drejtat pronësore, çfarë me pacientët, çfarë me kujdesin social? Kush do të paguajë koston e privatizimit? Çfarë do të ndodhë me çështjen e sigurisë, bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë?”, është shprehur Janjiq. Lajme të ngjajshme: Kurti: Asociacioni siç e do Serbia, nuk është në interesin e serbëve të Kosovës – Lajmet e fundit Eurdoeputeti estonez: Serbia po mësohet nga Rusa dhe mund ta sulmojë Kosovën – Lajmet e fundit Bërnabiq: Gjithë kjo është rezultat i lëvizjeve të Kurtit, Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë – Lajmet e fundit Eksperti i NATO-s: Vuçiqi e ka të qartë se do t’i kundërpërgjigjemi nëse e sulmon Kosovën – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Mustafa: Qeveria s’po u ofron zgjidhje qytetarëve që ta kalojnë dimrin e errët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Kurti përsërit për Reuters: Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm të armatosur nga Serbia – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 S’ka barna adekuate në treg, vuajnë ata me veshka të transplantuara – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Mediat serbe: Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel pritet të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për të pagjeturit – Lajmet e fundit