by lajme.org on March 2, 2021 Komuna që do të ndajë nga 120 euro për çdo të porsalindur – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Shtohen infektimet, Mali i zi shtrëngon masat në disa qytete – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt
by lajme.org on March 2, 2021 Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë
by lajme.org on March 2, 2021 Varianti brazilian zbulohet në Britani. Tre raste në Angli dhe tre në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit, i ulët
by lajme.org on March 2, 2021 Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës, aty ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar
by lajme.org on March 2, 2021 Gara për drejtor të Teatrit me tre kandidatë, kryeson punonjësi i Ministrisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Anastas Angjeli emërohet në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe Financavein Ekonomion January 19, 2021 Kryeministri Edi Rama ka emëruar Prof.Dr Anastas Angjelin në krye të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, vend që u la vakant nga kolegia Milva Ikonomi. Profesor në fushën e ekonomisë dhe të financës, me një kontribut të shquar, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990 me angazhimet e tij në politikë. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate që nga 1991 në vazhdim, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe të Çështjeve Sociale. Prof.Dr.Angjeli është themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. Është afirmuar si një nga ekonomistët më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jo bankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase e të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin e integrimin e ekonomisë Shqiptare në atë rajonale dhe evropiane, gjatë periudhës së tranzicionit është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas por edhe nga institucionet ekonomiko – financiare ndërkombëtare. Profesor Angjeli është autor dhe bashkautor i shumë artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, i disa librave universitarë dhe monografive. SCAN *Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. Previous PostNext Post
on March 2, 2021 Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt
on March 2, 2021 Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë