Andin Hoti Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj

Andin Hoti reagon pas raportimeve se u largua nga PDK-ja – Lajmet e fundit



Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti i cili tani vonë është emëruar Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka reaguar pas raportimit se është larguar nga partia e Memli Krasniqit.

Largimin e tij nga kjo parti e bwri të ditur në ATV anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

I pyetur për përkrahjen që Hoti i ka dhënë Kurtit rreth çështjes së arkivave, Nurellari u shpreh se nuk i vjen çudi që kur një person largohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post.

“Po njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin e ndryshojnë edhe besnikërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet”, the ai.

E Hoti i ka quajtuar të papranueshme dhe fushatë nxitëse lajmet rreth largimit të tij nga PDK-ja, transmeton Zeri.info.

Twrthorazi, Hoti e mohoi largimin nga PDK-ja.

“E papranueshme! Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot:

Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt. Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë.Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës”, ka shkruar Hoti.

Ai më tej ka thënë se sulmet politike dhe qasja joetike e disa mediave, përtej dëmit personal, po shqetësojnë edhe opinionin publik.

Sqarimi i plotë i Andin Hotit: