Angelina Jolie zbulon "të vërtetën" se si divorci i Brad Pitt ndikoi në qëllimet e saj në karrierë

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” se si divorci i Brad Pitt ndikoi në qëllimet e saj në karrierë

Që nga ndarja nga Brad Pitt në vitin 2016, Angelina jolie ka marrë më pak projekte sesa normalisht, duke i thënë Entertainment Weekly në një intervistë të botuar të martën, 20 prill, njofton Insajderi.

“Unë e dua regjisurën, por pati në ndryshim në jetën time familjare që nuk e ka bërë të mundur për mua të punoj”, tha ajo.

“Kisha nevojë të bëja punë më të shkurtër dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që bëja punë aktrimi”, shpjegoi ajo. “Kjo është e gjitha”.

Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë fëmijëve, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox, ndërsa djali i tyre i madh, fëmija i parë nga gjashtë, Maddox, tashmë është 18 vjeç.

Një burim të mëparshëm për E! News, u tha se pas divorcit, çifti kishte vënë edhe më shumë në përparësi shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve, duke shtuar këtu edhe periudhën e vështirë të pandemisë. /Insajderi.com