Anulohet tenderi 44-milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, ministri Aliu tregon arsyet

Anulohet tenderi 44-milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, ministri Aliu tregon arsyet – Lajmet e fundit



Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot është marrë vendimi që të anulohet tenderi 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ai i privatizimit të shërbimit të Patentë-Shoferëve.

Aliu ka bërë të ditur se këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ai po ashtu ka njoftuar se së shpejti do të riaktivizohet edhe E-testimi për të rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patenta shoferi.

“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme të cilat u prezantuan sot nga zëvendës ministri z. Durimishi, anuluam tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, anuluam privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve. Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Zëri