Aplikacioni i ri e-mail i Microsoft debuton këtë muaj

Aplikacioni i ri e-mail i Microsoft debuton këtë muaj

Microsoft është duke punuar në një aplikacion më të vogël dhe të shpejtë Outlook Lite për Android.

Gjiganti i softuerit ka detajuar aplikacionin në axhendën Microsoft 365 ku e përshkroi Outlook Lite si një aplikacion Android që sjell përfitimet kryesore të Outlook me performancë më të lartë për pajisjet e rangut të ulët.

Axhenda zbulon se Outlook Lite do të jetë i disponueshëm në mbarë botën këtë muaj. Ai aktualisht ekziston në disa vende sipas ZDNet, ndërsa Microsoft po përgatitet për lançim të gjerë.

Meta ishte një prej kompanive të para të cilat krijuan një version të “shkurtuar” të aplikacionit origjinal Facebook. Facebook Lite debutoi në 2015-ën me madhësi vetëm 1MB dhe shkon për vendet me akses të kufizuar në internet por edhe pajisje të performancës së lartë.

Google ndoqi hapat me një version Go të aplikacioneve Android përfshirë Gmail. Outlook Mobile është një prej aplikacioneve më popullore të e-mailit në Android me 500 milionë shkarkime. /PCWorld Albanian