Aplikacioni që po i merr popullaritetin TikTok

Aplikacioni që po i merr popullaritetin TikTok

Ndërsa e ardhmja e TikTok në SHBA po bëhet e qartë dita ditës, paqartësia që rrethoi aplikacionin padyshim ndihmoi konkurrentët.

Nuk është as Instagram as Snapchat por është aplikacioni Triller i cili ka shpërthyer në popullaritet.

Madje ka marrë edhe disa prej emrave më popullor si Charli D’Amelio i cili ka 87 milionë ndjekës në aplikacion. Ajo ju bashkua Triller zyrtarisht ditën e Marte së bashku me motrën dhe prindërit e saj ku secili ka një audiencë masive.

CEO e Triller tha se kompania ka filluar të bëjë marrëveshje me influencerët por që nuk ndau detajet. Tani gradualisht po rrit komunitetin e influencerëve që do ta ndihmojnë aplikacionin të rritet më tutje.

Lançuar në 2015-ën, Triller është shumë i ngjashëm me TikTok të paktën në pamje të parë. Aplikacioni ka dy kohështrirje me video që smbarojnë kurrë si dhe ofron mjete të shumta editimi për ata që realizojnë vetë videot.

Aplikacioni u bë më i shkarkuari në App Store në SHBA një ditë pasi Trump tha se do të dëbojë TikTok. Është shkarkuar më 250 milionë herë.

Nëse kompania vijon të joshë influencerët dhe të ofrojë mjete monetizimi, mund të bëhet një kërcënim akoma më i madh për TikTok. /PCWorld Albanian