iPhone 13 Pro, ekrane 120Hz dhe kamera që shkëlqejnë

Apple Music përfshihet nga probleme në modelet iPhone 13

Nëse keni porositur një prej modeleve të fundit iPhone 13, gjëja e parë që duhet të bëni përpara se të filloni të dëgjoni muzikë është të përditësoni smatfonin.

Përdoruesit e Apple Music nuk aksesojnë dot katalogjet për shkak të një problematik në procesin e sinkronizimit kur rikthejnë përmbajtjet dhe konfigurimet nga një kopje rezervë. Kompania ka dërguar një përditësim për ta adresuar.

iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro, iPhone 13 Pro Max, iPad Mini Gen6 dhe iPad Gen 9 janë pajisjet e prekura nga problemi.

Apple prezantoi smartfonët e rinj në mesin e Shtatorit.  Modeli më i shtrenjtë iPhone 13 Pro Max ka ekran 6.33-inç dhe çmim prej 1,599 dollarësh.

Kompania përditësoi edhe modelet bazë të iPad të cilët vinë me procesorin A13 Bionic dhe premtojnë më shumë performancë se gjenerata e kaluar.

Pajisjet e reja janë në shitje në dyqane nga data 24 Shtator. /PCWorld Albanian