Apple rihap dyqanet në SHBA dhe Gjermani – Çfarë protokolli do të ndjekë kompania më e madhe në Amerikë

Apple rihap dyqanet në SHBA dhe Gjermani – Çfarë protokolli do të ndjekë kompania më e madhe në Amerikë

Apple do të fillojë gradualisht rihapjen e dyqaneve në SHBA dhe Gjermani duke filluar që nga java e ardhshme.

Shumica e dyqaneve Apple jashtë Kinës u mbyllën në mes të marsit ndërsa COVID-19 u përhap në të gjithë globin. Që atëherë, Apple ka filluar rihapjen e dyqaneve në Austri, Korenë e Jugut dhe Australi. Disa dyqane në Gjermani do të rihapen nga 11 maji.

Një zëdhënës i Apple i tha Business Insider se përqendrimi kryesor i kompanisë në fazën e rihapjes do të jetë “ofrimi i shërbimit dhe mbështetjes në Bar Genius”. Kompania do të zbatojë kontrolle të temperaturës në dyqanet e rihapura, do të kufizojë numrin e njerëzve në  dyqan dhe do të kërkojë mbulesë fytyre, tha zëdhënësi.

“Ndërsa udhëzimet lokale ndryshojnë nga shteti në shtet në SHBA, mund të ketë modifikime të vogla në procedurat tona. Si gjithmonë, mendimet tona janë me të gjithë të prekur nga COVID-19 dhe ata që punojnë për të trajtuar, studiuar dhe përmbajtur përhapjen e tij,” tha zëdhënësi.

Apple gjithashtu do të fillojë të lejojë shit-blerjen në dyqan ndërsa ato rihapen, dhe do të vazhdojë të ofrojë shpërndarje për porositë në internet.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.