Apple dërgon një përditësim kritik sigurie për Apple Watch

Apple Watch Series 8 do të ketë sensor të temperaturës së trupit

Ora e ardhshme inteligjente e Apple do të ketë një sensor për matjen e temperaturës së trupit dhe që do të paralajmërojë përdoruesit kur ajo tejkalon vlerat normale.

Apple Watch Series 8 nuk do të ofrojë matje të sakta por do të dërgojë një njoftim që këshillon përdoruesit të shkojnë tek një doktor ose të përdorin një termometër të dedikuar.

Mark Gurman i Bloomberg tha se sensori mund të përdoret nga Apple për të gjurmuar fertilitetin duke qenë se ndryshimi i temperaturës së trupit mund të jetë sinjal i një shtatëzanie.

Përveç këtij sensori, Gurman tha se ndryshime të tjera në modelet e reja Apple Watch do të jenë të kufizuara. Gurman parashikoi javën e kaluar se Series 8 do të kenë një procesor me nivel performance të njëjtë me çipet e kaluara S7 dhe S6. /PCWorld Albanian