Arbëreshët e New Orleans-it, një shekull histori në gjurmët e të parëve

Arbëreshët e New Orleans-it, një shekull histori në gjurmët e të parëve

Arbëreshët e New Orleansit në SHBA nuk ikën nga Sicilia në mënyrë të organizuar. Fillimisht ikën më të guximshmit, aventurierët të cilëve më vonë iu bashkëngjitën edhe familjarët dhe kështu banorët e fshatit “Kontessa Entellina” tashmë ishin më shumë në Amerikë se sa në vendlindje.

New Orleansi mbetet “shtëpia” me përqendrim më të madh të Arbreshëve në Amerikë. Arbëreshët u njohën si punëtorë dhe gjenin punë shpejt. Në vitin 1886, një grup arbëreshësh formuan shoqatën “Societa Italiana de Beneficenza Contessa Entellina”- një organizatë me qëllim ndihmën reciproke vëllazërore. Në vitin 1920 ishin diku mbi 20 mijë Arbëreshë në New Orleans, më shumë se ata që mbeten në Sicili.

Contessa Entellina (Shqip: Kundisa, Sicil” Cuntissa) sot është një komunë e vogël me 2 184 banorë , pra në province e Palermos, në Sicili, në jugun e Italisë. Një fshat mbi niven e detit afër bjeshkëve të quajtura Brinjat. Popullata është e ritit lindor katolik dhe sot e ngahera flasin shqip, i veshin rrobat tradicionale shqiptare të përcjellura nga muzika dhe kuzhina e trashëguar nga vendlindja. Fillimi i këtij vendi është diku nga viti 1450, i cili i strehoi të dëbuarit nga turku nga tokat e Shqipërisë së sotme, si dhe nga Morea jugore.

Në shtypin amerikan shkruhej se “Contessa Entellino” një orë largë Palermos është fshat tipik në të gjitha pikëpamjet, i banuar 500 vjet më parë nga të ikurit prej turqëve Otoman. Vetvetën e quajnë “Arbëreshë”dhe flasin shqip.

“Në vendlindje e përshkruajnë veten si Arbëreshë, dhe nuk një arbëresh do të përgjigjej kurrë: “Io Sono Italiano”( Unë jam Italian)- por ““U nam Geg” ( un jam Gegë )- thot Joseph Schiro, kryetari i shoqatës dhe stërnipi i priftit arbëresh i ardhur në moshën 16 vjeçare në New Orleans , i cili flet rrjedhshëm në arbërisht. Mbi 400 vjet arbëreshët qëndruan në Sicili, dhe që nga mesi i shekullit 19-të filluan të vijnë Neë Orleans.

“Ishte viti 1921 kur me anijen Pocahontas arrita si 16 vjeçar. Familja e jonë ishte fisnike “Nobili Albanesi dei duche de Piroti – Albanian nobles, dukes of Epirus. Pra ishin familje fisnike shqiptare i dukëve Epirotas të Epirit”. Nga Fahri Xharra / KultPlus.com