Ari po bëhet më i lirë – Rënia e tregjeve të aksioneve ndikon te investitorët

Ari do vijojë të rritet – Parashikimi i Goldman Sachs: Në 2000 USD pas një viti

Pavarësisht situatës aktuale dhe krizës ekonomike së shkaktuar nga covid-19, dhe pavarësisht faktit se ari ka fituar goxha terren gjatë muajve të fundit, Goldman Sachs mendon se metali i verdhë nuk do ta lerë me kaq. Sipas bankës, ari do të rritet mbi parashikimet paraprake, si pasojë e dobësimit të dollarit dhe frikërave të zhvlerësimit.

Goldman Sachs ka rishikuar kështu projeksionet 3,6 dhe 12 mujore. Në të njëjtën periudhë të vitit që vjen, banka projekton që ari të kuotohet pranë nivelit të 2000 dollarëve për onz. Ky parashikim vjen pavarësisht situatës më të fundit dhe ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur, edhe në tregun e arit.

Importet indiane të arit ranë me 99% gjatë periudhës prill-maj të këtij viti ndërkohë që banka qendrore e Rusisë ndali blerjen e arit si rezervë gjatë periudhës së izolimit të rëndë, si pasojë e kolapsit të çmimeve të naftës.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.