Ari e nis javën në rritje / Merr vrull nga shqetësimet mbi pandeminë dhe rënies së yieldeve

Ari e nis javën në rritje / Merr vrull nga shqetësimet mbi pandeminë dhe rënies së yieldeve

Çmimi i arit është rritur ditën e Hene, ndërkohë që interesat e Thesarit në SHBA pësuan rënie dhe shqetësimet mbi rritjen e rasteve të Covid-19 në disa vende u shtuan.  Norma spot e arit u rrit me 0.5% në 1,777.67 dollarë për onz,  me një volum të ulët të tregtisë, për shkak të pushimeve publike në Kinë dhe Japoni.

Analistët thonë se situata me pandeminë në Indi dhe Japoni po shqetëson pjesëmarrësit në tregje, duke rritur kërkesën për aktive të sigurta, përfshirë arin.  Interesat 10-vjeçarë të Thesarit u tërhoqën pasi shënuan nivelin më të lartë në 2 Javë më herët.

Yieldi më i ulët redukton koston oportune të mbajtjes së arit.   India raportoi në nisje të javës mbi 300,000 raste të reja për të 12-n ditë radhazi.  Indeksi i dollarit u tërhoq me 0.1%, pasi shënoi nivelin më të lartë në 2 Javë më herët gjatë sesionit, duke rritur kështu tërheqjen e arit për mbajtësit e valutave të huaja. Investitorët po presin të dhëna mbi ekonominë e SHBA këtë javë, që do japin udhëzime mbi çmimin e metalit të çmuar.

Klevis Llaha – SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.