Ari rimëkëmbet lehtë. Nxitet nga plani i infrastrukturës në SHBA dhe tërheqja e dollarit

Ari rimëkëmbet lehtë. Nxitet nga plani i infrastrukturës në SHBA dhe tërheqja e dollarit

Ari është rritur në sesionin tregtar të së Enjtes, ndërkohëqë dollari amerikan u tërhoq dhe interesat e borxhit pësuan rënie, duke shtuar tërheqjen tek metali si një mbrojtës ndaj inflacionit,  pas planit 2 trilionë dollarësh të infrastrukturës të presidentit Joe Biden.  Norma spot e arit u rrit me 0.4% në 1,714 dollarë për onz, pasi kishte prekur nivelin më të ulët që prej 8 Marsit ditën e Mërkurë.   Shumca e tregjeve do mbyllen për të Premten e Mirë më 2 Prill.  Analistët thonë se pas detajimit të planit të infrastrukturës ë Biden, tregu është rikthyer tek perspektiva e inflacionit.  Indeksi i dollarit u tërhoq nga niveli m i lart në 5 muaj, duke e bërë arin më pak të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera.  Yieldi benchmark i thesarit në Shtetet e Bashkuara, pësoi rënie gjithashtu. Biden lajmëroi planin e shumëpritur prej 2 trilionë dollarë, që përfshin 621 miliardë dollarë në infrastrukturë.   Disa investitorë e shohin arin si mbrojtës nga inflacioni që pritet të vijë nga masat e stimujve, por interesat e larta të borxhit në SHBA mund të pengojnë rritjen e metalit.   Sipas analistëve, një rritje sipër 1,720 dollarë për onz do të ishte pozitive, ndërsa mposhtja e perspektivës pesimiste mund të vijë nga një ccmim sipër 1,750 dollarë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.