Arkitektit të afërt me Putinin i konfiskohet vepra e Picassos

Arkitektit të afërt me Putinin i konfiskohet vepra e Picassos

Autoritetet italiane kanë sekuestruar vepra arti dhe prona të tjera të vlefshme nga Lanfranco Cirillo, arkitekti që projektoi atë që quhet “Pallati i Putinit”. Prona e madhe luksoze në Detin e Zi dyshohet se i përket Putinit, megjithëse ai dhe Cirillo e kanë mohuar këtë.

Autoritetet konfiskuan pasuri të vlefshme me vlerë 144 milionë dollarë, si bizhuteri dhe para, si dhe 150 vepra arti, duke përfshirë vepra të Modiglianit dhe Picassos.

Cirillo është akuzuar për vepra të ndryshme, edhe për evazion fiskal rreth 50 milionë euro. Ai po hetohet edhe për pastrim parash. Sekuestrimi i aseteve të tij vjen pas disa blerjeve që informuan autoritetet se Cirillo mund të ketë falsifikuar lëvizjen e tij në Moskë, ku iu dha shtetësia, për t’iu shmangur taksave.

“Në veçanti, profesionisti është nën hetime për mosdeklarim të të ardhurave për dhjetëra miliona euro nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke ruajtur në Itali qendrën e interesave të tij familjare, emocionale dhe ekonomike”, shkruhet në deklaratën e “Guardia di Finanza”, agjenci e ligjzbatimit italian që merret me krimet financiare.

Avokati i tij, Stefano Lojacono, e mohoi këtë pretendim.

“Arkitekti, i cili ndodhet në Moskë, është shumë i zhgënjyer pasi fakti që ai bleu disa prona prestigjioze dhe vepra arti në Itali – dhe siguroi gruan dhe vajzën e tij – tani po përdoret për të argumentuar se ai falsifikoi lëvizjen e tij jashtë vendit”, ka thënë Lojacono në një deklaratë.

Fati i veprave të artit të sekuestruara do të mbetet në harresë derisa çështja e Cirillos të përfundojë.

“Sipas praktikës së zakonshme, nëse gjykata nxjerr një vendim fajësie që konsiderohet të jetë përfundimtar, veprat e artit do të konfiskohen nga shteti dhe përfundimisht do t’iu besohen muzeve italiane”, ka thënë Marco Tolla nga “Guardia di Finanza”.