ARRSH njoftim i rëndësishëm për udhëtarët në Krrabë – Nga dita e nesërme nis larja e mureve të tunelit

ARRSH njoftim i rëndësishëm për udhëtarët në Krrabë – Nga dita e nesërme nis larja e mureve të tunelit

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Krrabës.

Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër dhe se ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore, njofton ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është shprehur se në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.