Arti “rrëzon” kufijtë në Ballkan

Arti “rrëzon” kufijtë në Ballkan

Artistë
nga disa vende të Ballkanit janë bërë bashkë në Shkodër, pavarësisht situatës
së pandemisë. Përmes muzikës ata kanë dhënë mesazhin e nxitjes së dialogut dhe
vlerave të përbashkëta, duke rrëzuar kështu kufijtë në Ballkan.

Arti e kultura i kanë rrëzuar kufijtë në Ballkan. Artistë
nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja Hercegovina u bënë bashkë në Shkodër
në përmbyllje të një rrugëtimi artistik në disa vende të rajonit

“Muzika mbi të gjithë kufinjtë, tregime të reja për një
Ballkan melodioz” është projekti që promovon dialogun dhe nxit vlerat për të
jetuar së bashku.

Violinistja Anamarija Maric dhe instrumentisti serb Isak
Haračić, ky i fundit i ardhur për herë të parë ne vendin tonë rrëfejnë këtë
përvojë.

Anamarija Maric:
Shpresoj që ky projekt të ketë jetëgjatesi dhe të përseritet serish. Eshtë e
nevojshme sidomos në periudhën që ndodhemi si pasojë e virusit Covid, që muzika
si një gjuhë e njëjtë për cdo vend të na mbledhë sëbashku. Duhet më shumë
mbështetje nga shteti për të tilla nisma. Këtu më pëlqen shumë klima dhe
mikëpritja, kam qenë 2 herë në Tiranë dhe në Shkoder hera e parë. Forca Shqipëria!

Isak Haračić:
Ky është një rast i mirë për të bërë muzike ballkanike, e për tu bashkuar të
gjithë. Ishte pak e vështirë, por më pelque kompozitori Radovani me të cilin
punuam dhe preferova të luaj një pjesë të shtetit tuaj që na mirëpritet këtu.
Duhen bërë më shumë dhe pse jo të lidhemi më fort si popuj ballkanik.

Arvida Kullolli Vraco nga ana tjetër është një shkodrane e
martuar në Bosnje ku është është pjesë e filarmonisë së këtij shteti.

Kthimi në vendlindje është emocionues dhe ka këtë mesazh për
të tilla nisma.

Arvida
Kullolli Vraco:
Momentet
gjeopolitike duhet ti harrojmë, e kemi atë gjalkun që na vlon ne Ballkani, kjo është
e vetmja gjë që na lidh të gjithëve.

Për organizatorët koncerti në Shirokë tregoi se qëllimi u
arrit.

Lorenc
Radovani:
Kjo
tregon që ne mund ti mbajmë akoma afër këta njerëz, këta miq të mirë, këta
muzikantë dhe artistë.

Nisma u mbështet nga fondi kulturor zviceran për Shqipërine
dhe u zbatua nga qendra rinore Arka.