by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë “Ati i kombit”, 179 vjet nga lindja e Ismail Qemalit, udhëheqësit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptarein Kulturëon January 16, 2023 Më 16 janar 1844, lindi në Vlorë Ismail Qemal bej Vlora. Ishte pasardhës i njërës prej familjeve më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pati qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, deputet i Parlamentit Osman, e më pas nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe i pari Kryeministër i Shqipërisë në periudhën 28 nentor 1912 deri me 22 janar 1914. Ai lindi në Vlorë në vitin 1844, dhe ishte djali i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme “Zosime” në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Vlora punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës (1862), në Vilajetin e Danubit (1866-1876), në Filibe (1876), në Mardin 1883), në Bollu (1884-1889), në Bejrut (1889). Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmekamit në Kesrije, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që iu bë në mungesë u dënua me vdekje. Në vitin 1902 Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve që u organizua nën drejtimin e princit Sabahedin dhe Lutfullahut, në Paris. Vetëm mbas rishpalljes së Kushtetutës (1908) Ismail Qemali u kthye nga Evropa. Në zgjedhjet që u bënë mbas rishpalljes së Kushtetutës, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit dhe u bë pjesë e partisë opozitare “Osmanlı Ahrar Fırkası”. Gjatë periudhës së kryengritjeve të shqiptarëve kundër dhunës së ushtruar nga administrata e xhonturqve që ishin në qeveri, Ismail Qemali u mundua të siguronte mbështetje nga shtetet evropiane për të krijuar një administratë autonome brenda Perandorisë Osmane. Ismail Qemal Bej Vlora udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 22 janar 1914 Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe u nis bashkë me familjen për në Francë./ KultPlus.com Lajme të ngjajshme: 90 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti 90 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh, Umberto Eco 221 vjet nga lindja e Karl Gegës, inxhinieri vizionar dhe ndikimi i tij në Austrinë e shekullit të 19-të 48 vjet nga vdekja e themeluesit të novelës shqiptare, Ernest Koliqit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Ben Blushi zbulon bisedën e tij me Kadaren, veçohen përgjigjjet e gjeniut të letrave shqipe
on January 28, 2023 I nënshtrohet operimit njëra nga gratë e plagosura sot në Fushë-Kosovë – Lajmet e fundit