ATK: Rritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore

ATK: Rritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore

Në funksion të uljes së borxheve Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar ka reformuar mbledhjen e detyrueshme në një   qendër të vetme në Prishtinë, me strukturë krejtësisht të re organizative me qëllim të rritjes së  efikasitetit në mbledhjen e borxheve, si dhe në të njëjtën kohë ngritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies tek stafi i ATK-së.

Efektet e
strukturës së re organizative të mbledhjes së detyrueshme janë të inkurajuese
duke siguruar efikasitet në mbledhje e borxheve dhe trajtimin e të gjitha
rasteve  sipas procedurave të parapara
ligjore.

Situata e krijuar
nga pandemia COVID 19, përveç ndikimit të drejtpërdrejt në uljen e aktivitetit
ekonomik të tatimpaguesve, ka ndikuar edhe në ATK, për shkak të punës me staf
të reduktuar por pavarësisht këtyre rrethanave, 
ATK me organizimin e saj të brendshëm është mobilizuar në nivelin më të
lartë, në tejkalimin gjendjes dhe mbajtjen e stabilitetit në mbledhjen e
tatimeve.

Duke pas parasysh
këto rrethana ATK i ka ofruar tatimpaguesve mundësin e pagesës së borxheve  me 
këste  përmes  lidhjes së marrëveshjeve në shlyerjen e
detyrimeve tatimore.   Me qëllim që kjo
procedura të jetë më e lehtë, është ofruar mundësia që kërkesa për marrëveshje
të realizohen përmes aplikimit  në
sistemin elektronik-EDI.

Mundësia për
ri-programim të borxheve është mirëpritu nga tatimpaguesit, e kjo shihet nga rritja
e numrit të tatimpaguesve që aplikojnë për pagesë të borxheve me marrëveshje.

Për periudhën
janar-gusht 2020 gjithsejtë janë lidhë 1094 marrëveshje me vlerë të obligimit
47.9 milion euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar borxhi i
mbuluar me marrëveshje ka shënuar rritje për 
341 marrëveshje me vlerë të obligimit prej 22.4 milion euro me shumë.