Austria vendos masa për shqiptarët, karantinë 10 ditë për të pa vaksinuarit

Austria vendos masa për shqiptarët, karantinë 10 ditë për të pa vaksinuarit – Lajmet e fundit

Foto: Wikimedia Commons


Austria ka vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke vendosur kushte për udhëtimet direkt me Shqipërinë.

Nga 15 shtatori, vetëm personat e vaksinuar plotësisht ose ata me dëshmi mjekësore që e kanë kaluar COVID-19, nuk do t’i nënshtrohen karantinës.

Pjesa tjetër mund të hyjnë në Austri, por duhet të paraqesin një test negativ dhe të qëndrojnë të izoluar për 10 ditë. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ. /a2news