Autobusët e “Linjës 4” do të punojë deri në orën 02:00 pas mesnatës

Autobusët e “Linjës 4” do të punojnë deri në orën 02:00 pas mesnatës – Lajmet e fundit



Dje ka filluar festivali “Sunny Hill” në Prishtinë, mirëpo për të shkuar qytetarët duhet të përdorin linjën 4, për shkak se është ndaluar qarkullimi me vetura në atë zonë.

Mirëpo, sot Trafiku Urban ka njoftuar se kjo linjë do të punojë deri në orën 02:00 pas mesnatës.

“Ju njoftojmë që Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban është dakorduar që të zgjasë orarin e operimit të Linjës nr:4 . Andaj i njoftojmë qytetarët se e njëjta linjë nga data 05.08.2022 e deri më datë 07.08.2022 do të jetë në operim deri në ora 02:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim. /Zëri