Autokamp buzë Lumbardhit si ofertë për fuqizimin e turizmit në Prizren

Autokamp buzë Lumbardhit si ofertë për fuqizimin e turizmit në Prizren

Hapësira në bregun e Lumbardhit të Prizrenit, që më parë është shfrytëzuar si vend kampimi me tenda, rishtazi është adaptuar për t’u bërë vend edhe automjeteve të dedikuara për kamp. Rregullimi i këtij autokampi, ku vite më parë në tenda i kalonin netët vizitorët e “DokuFestit”, sipas drejtuesve të Komunës së Prizrenit, synon rritjen e numrit të turistëve në Prizren, raporton KOHA.

Autokampi ndodhet pak kilometra në dalje të Prizrenit, ku skaj tij rrjedh lumi, ndërsa strehë i ofrojnë lisat e vjetër e të gjatë. Në përurimin e tij krahas autoriteteve lokale kanë marrë pjesë edhe kamperët, bjeshkatarët e motoçiklistët, të cilët janë argëtuar me muzikë të interpretuar nga vokalisti Matej Karaqi.