Autoritetet Amerikane thonë se hakerët Koreano-Verior po sulmojnë institucionet e kujdesit shëndetësor

Autoritetet Amerikane thonë se hakerët Koreano-Verior po sulmojnë institucionet e kujdesit shëndetësor

Hakerë shtetërorë të Koresë së Veriut ka vënë në shënjestër ofruesit e kujdesit shëndetësor që prej Majit të 2021 sipas qeverisë Amerikane.

FBI-ja, CISA dhe Departamenti i Thesarit kanë paralajmëruar organizatat e kujdesit shëndetësore rreth sulmeve të hakërreve. Konkretisht një grup i quajtur MO ka përdorur një ransomware Maui për të enkriptuar kompjuterët e këtyre organizatave dhe kërkesa pagesa në këmbim të lirimit të tyre.

Paralajmërimi i agjencive përmban udhëzime që nga indikatorë të kompromentimit tek teknika që aktorë të tillë përdorin.

Ato kërkojnë nga ky sektor të jetë më i kujdesshëm dhe të ndërmarrë masa për përballimin e sulmeve të tilla siç është ruajtja offline e kopjeve rezervë të informacioneve.

Në fillim të vitit Kombet e Bashkuara në një raport thanë se vendi Komunist ka përdorur kriptomonedhat e vjedhura nga hakerët shtetërore për të financuar programin e saj nuklear dhe të raketave balistike.

Që kur nisi pandemia, këto institucione kanë qenë shënjestra e hakerëve, jo vetëm Koreanë por edhe Rusë. /PCWorld Albanian