Autoritetet kroate publikojnë numrin ku qytetarët mund të marrin informacione rreth pasagjerëve të aksidentuar

Autoritetet kroate publikojnë numrin ku qytetarët mund të marrin informacione rreth pasagjerëve të aksidentuar – Lajmet e fundit



Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan sot.

Zëvendëskryeministri i Kroacisë, Davor Bozinoviq përmes një postimi në Twitter ka publikuar këtë numër 00 385 35 201 111, ku qytetarët mund të kontaktojnë për të marrë informacione.

“Në këtë numër telefoni mund të merrni informacione për pasagjerët nga autobusi që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, i cili doli nga rruga në mëngjes afër Slavonski Brod”, ka shkruar ai. /Zëri