Autoriteti Rrugor Shqiptar – Pastrohen bllokimet e rrugëve, qarkullimi vazhdon normalisht (Foto)

Autoriteti Rrugor Shqiptar – Pastrohen bllokimet e rrugëve, qarkullimi vazhdon normalisht (Foto)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të shiut të vazhdueshëm gjatë natës së djeshme ka pasur disa bllokime me rrugët në vend por pa krijuar problem në rrugët kombëtare.

ARRSH ka njoftuar se ka pasur rënie gurësh, apo edhe degë pemësh të thyera, të cilat janë pastruar menjëherë nga kompanitë e mirëmbajtjes.

Në të gjitha rrugët kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht. Grupet e punës janë në terren duke mbajtur situatën në kontroll.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.