Avdullah Hoti tregon se çka do të diskutohet sot në Prevallë

Avdullah Hoti tregon se çka do të diskutohet sot në Prevallë – Lajmet e fundit


Foto: Zeri


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se për çka do të diskutohet sot në takimin qeveritarë që është duke u zhvilluar në Prevallë.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për Programin Qeverisës 2020-2023.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuara masat që do t’i ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mergatën tonë dhe çështje të tjera”.