Avokati i Popullit kërkon zbatim të ligjeve të Punës nga autoritetet pas aksidentit tragjik në Kroaci

Avokati i Popullit kërkon zbatim të ligjeve të Punës nga autoritetet pas aksidentit tragjik në Kroaci – Lajmet e fundit



Institucioni i Avokatit të Popullit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh u ka uruar shërim të shpejtë bashkatdhetarëve të lënduar në këtë aksident, raporton Zeri.info.

IAP u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit që të merren me monitorimin e zbatimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët tanë të përfshirë në këtë aksident dhe me familjet e tyre. Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, thuhet në komunikatën e IAP-së.

Në këtë komunikatë theksohet se Avokati i Popullit në vazhdimësi ka përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse. /Zëri