Avokati Rudari: Nuk është e lehtë të verifikohen veprat e sulmeve seksuale

Avokati Rudari: Nuk është e lehtë të verifikohen veprat e sulmeve seksuale – Lajmet e fundit



Avokati Naim Rudari ka thënë se është shumë e vështirë të verifikohen veprat e sulmeve seksuale.

“Është shqetësuese kur një fëmijë është pre e abuzimit të veprave penale, sidomos kundër integritetit seksual dhe veprave të tjera, abuzimit me substanca narkotike dhe vepra të tjera që ndodhin në shkolla deri te vrasja”, është shprehur Rudari.

“Kjo është një rastësi, kisha dy seanca sot që kanë të bëjnë me të mitur, sulm seksual, vepra penale ndaj të miturve, këtu ndaj shqetësim të lartë për shkak që kodi penal i Kosovës, parasheh një vepër penale ‘sulm seksual’ që nënkupton prekja me qëllim seksual, këto vepra janë të shpeshta, tani edhe në praktik në gjykata dhe prokurori, marr për bazë është vështirë të vërtetohen këto vepra penale, por po mjafton në praktikë që prindërit e fëmijës të lajmërojnë që kinse fëmija i tyre është prekur nga një person i tretë me qëllime seksuale”, shtoi ai.

Rudari theksoi se në të gjitha rastet është e vështirë që të vërtetohen.

“Është e lehtë të verifikohet dhunimi, por nuk është e lehtë të verifikohet vepra penale e sulmit seksual, sepse vepra penale e sulmit seksual presupozon që me një prekje me qëllim seksual, e personit të rritur ndaj të miturit është kryer vepër penale. Në të gjitha rastet janë vepra penale vështirë të vërtetueshme”. /klankosova