Babai i viktimës nga Malisheva: Më ka thënë në ora 5 vijmë në sabah, dyert i kemi lënë çelë- veç kur kanë ardhë policia

Babai i viktimës nga Malisheva: Më ka thënë në ora 5 vijmë në sabah, dyert i kemi lënë çelë- veç kur kanë ardhë policia – Lajmet e fundit



Hasan Sopaj, babai i viktimës që sot humbi jetën në një aksident trafiku bashkë me gruan e tij, përderisa po vinin në vendlindje nga mërgata, ka treguar se si u njoftua me lajmin për vdekjen e djalit të tij.

“Më ka thënë në ora 5 vijmë në saba, dyert i kemi lonë çelë, veç kur kanë ardhë policia, thanë: ‘Ka ndodh një ndeshje e vogël, a je ti filani?’ Po, unë jam mërthy, jam shku në Fushë Kosovë, në polici m’kan nalë, kam ndejt 3 orë, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejt me ta”, tregoi babi i viktimës për Klan Kosovën.

“Edhe nuk më kanë tregu, dy tha janë shku (kanë vdekur), kush është shku nuk dihet“.

Për djalin e tij që vdiq tha se si i ri ka filluar të jetoj në mërgatë, ndërsa deri më tani po e prisin lëshimin e vizës për djalin e tyre katërvjeçar.

“Ai ka qenë që 15-vjet atje, është shku i ri, gjithmonë ka ardhur me veturë, me fëmijë. Tash para 10 dite i ka vdek nëna shoqes së tij (bashkëshortes), edhe djalin e vogël 4-vjet e ka lonë se nuk ka pas vizë, kur dje pasdite thirri ai djali i vogël, tha ma lëshuan vizën, sonte nisemi”.

Nga aksidenti i sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, të vdekur mbetën burri 36 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35-vjeçare.

Ndërkohë dy fëmijët e tyre janë duke u trajtuar në QKUK. /telegrafi