Balkathon 3.0 ftesë ideve dhe zgjidhjeve më të mira dixhitale të Ballkanit Perëndimor

Balkathon 3.0 ftesë ideve dhe zgjidhjeve më të mira dixhitale të Ballkanit Perëndimor

Pas praktikës së suksesshme, për herë të tretë rresht Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) është duke organizuar një konkurs për idetë dhe zgjidhjet më të mira dixhitale nga Ballkani Perëndimor – Balkathon 3.0

Është një prej aktiviteteve që RCC po e implementon nën Axhendën Dixhitale për Ballkanin Perëndimor financuar nga Bashkimi Evropian. Për herë të parë lançuam Balkathon në Korrik të 2020-ës për të mbështetur rajonin tonë në përpjekje për tu rikuperuar përballë pasojave të Covid-19. Si rezultat kemi tre zgjidhjet dixhitale më të mira, tre produkte krijuar në rajonin tonë.

Balkathoni tjetër u organizua në Maj të vitit të kaluar. Nga 90 ekipe që aplikuan, 37 hyn në listën e ngushtë me 120 anëtarë dhe fituan mundësinë për të punuar me mentorë nga rajoni. 12 finalistë prezantuan idetë e tyre përballë një jurie ekspertësh dhe 6 idetë më të mira u vlerësuan me medalje.

Të rinjtë nga rajoni treguan se kanë ide të mëdha dhe një vizion për zhvillimin dixhital të Ballkanit Perëndimor. Sot, mëse 2 vite më vonë, jemi krenar që kemi 9 produkte të reja inovative krijuar në rajonin tonë. Është për këtë arsye që kemi vendosur të organizojmë Balkathon 3.0.

Risia e këtij edicioni të Balkathon është gama e gjerë e temave që synojnë të inkurajojnë bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e rajonit përballë pengesave që has në rrugën e saj për rikuperim dhe rritje ekonomike.

Afati i fundit i aplikimeve është data 15 Korrik 2022. Pjesëmarrësit kanë mundësi të punojnë me mentorë për dy ditë gjatë konkursit ndërsa fituesit do të marrin çmime monetare, mbështetje me mentorship pas ceremonisë përmbyllëse për ti ndihmuar të paraqesin sa më mirë produktet e tyre në treg. Shpresojmë të shohim sa më shumë aplikime, ide të mëdha dhe më shumë produkte nga rajoni por edhe tregjet globale.

Kush mund të aplikojë dhe të marrë pjesë në Balkathon?

Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Këtë vit ata mund të zgjedhin mes pesë tematikave:

  1. eCommerce
  2. Agrikulturë
  3. Energji të rinovueshme
  4. Transportim dhe logjistikë
  5. Përgjithshme(MedTech/BioTech/Health Tech, blockchain, cyber security, gaming, teknologji të pastra

Vlen të theksohet se është e rëndësishme që aplikuesit të jenë pjesë e një ekipi. Ekipet mund të kenë individë të kualifikuar, kompani ICT, studentë, individë të interesuar nga OJF-të, institucione arsimore, startupe etj.

Përmbyllja e Balkathon do të bëhet në Shtator të këtij viti.

Çfarë mund të presim nga Balkathon i këtij viti?

Pas vlerësimit të aplikimeve të marra, ekipet me pikët më të larta do të kenë mundësi të marrin pjesë. Këtë viti pjesëmarrësit do të kenë një program 2-ditor mentorship ku kanë mundësi të punojnë me ekspertë nga rajoni. Edhe njëherë tjetër kemi rritur çmimin shpërblyes në 60 mijë euro, ose 10 mijë euro për secilin prej 6 ekipeve fituese. Përveç mbështetjes financiare, ekipet fituese do të marrin mbështetje mentorshipi për zhvillimin dhe implementimin e idesë së tyre.

Krahas shpërblimeve, pjesëmarrësit kanë shansin të takohen me pjesëmarrës të tjetër, përfaqësues organizatash dhe ekspertë biznesi e sipërmarrës.

Së fundi dëshirojmë të ftojmë të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm, por të gjithë ata që interesuarit, të na kontaktojnë për çdo paqartësi. Çdo ideje duhet ti jepet mundësia për tu prezantuar dhe mbase ideja juaj mund të jetë fituese.

Ju mund të aplikoni në këtë lidhje.

Për më shumë informacion vizitoni uebfaqen tonë.

/PCWorld Albanian