Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, përballet për herë të parë me kritikët

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, përballet për herë të parë me kritikët – Lajmet e fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, takim ky që vjen pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe.

Në takimin e së dielës me Këshillin Kombëtar pritet të ketë debate, pasi do të jetë edhe përballja e parë e Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadilli.

Kujtojmë se që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.

I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte Kadilli, më pas ish-presidenti Nishani, si dhe Arben Ristani.

Kjo kërkesë u përqafua edhe nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë, ku së fundmi është formuar edhe “Grupimi për PD-në”. /tch