Basha prezanton planin për biznesin: “Do ndalohen inspektimet gjatë një viti deri në reformimin e sistemit”

Basha prezanton planin për biznesin: “Do ndalohen inspektimet gjatë një viti deri në reformimin e sistemit”

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi këtë të hënë planin për biznesin.

Ndër shtyllat kryesore që përmban ky plan, është vendosja e moratoriumit 12-mujor mbi inspektimet qendrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

Këtë pikë të planit, Basha e ka ritheksuar sërish nëpërmjet një psotimi në “Twitter” ku shkruan:

“Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve. #ShqipëriaFITON”

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.