Basha takon kryeministrin e Kosovës: "Do të heqim menjëherë taksën për rrugën e kombit”

Basha takon kryeministrin e Kosovës: “Do të heqim menjëherë taksën për rrugën e kombit”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në selinë e PD kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Pas takimit në  deklaratën  për shtyp Basha theksoi angazhim e Partisë Demokratike  për heqjen e taksës e Rrugës së Kombit gjë e cila sipas Bashës do të ndihmojë edhe turizmin:

“Do të jetë një nga vendimet e parë të qeverisë së ardhshme. Heqja e taksës së Rrugës së Kombit, sikudnër i kam kërkuar z.Hotit të bëjmë gjithçka për të ndihmuar turizmin në këto kohë të vështira. Këtë paradite isha në Velipojë, gjatë gjithë javës kam shëtitur përgjatë vijës bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të sektorit të turizmit që përbën ¼ e ekonomisë shqiptare. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës do të mundësojmë që të kemi një numër sa më të madh turistësh nga Kosova veçanërisht në plazhet tona të bukura këtë kohë të nxehtë. Sigurisht ka shume gjëra që duhen rregulluar që nga siguria rrugore, infrastruktura dhe çmimi i lartë i karburantit, të cilat unë jam në gjendje t’i rregulloj dot nga sot. ”

Hoti  e ka mirëpritur këtë  angazhim të kreut demokrat

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet dhe çështjet që duhet të adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e Rugës, dhe unë kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet.” – u shpreh z.Hoti.

Nertila Doko/ SCAN 

 

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.