Behramaj: Donika Gërvalla ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti

Behramaj: Donika Gërvalla ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti – Lajmet e fundit



Adil Behramaj, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka nisur të bëhet më kryeministre se Albin Kurti.

Behramaj tha se ia mbylli rreptë dilemën e Kurtit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Donika Gërvalla – Schwarz ia ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti. Dilemën e vështirë të Kurtit për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem, ia mbylli rreptë sapo u bë kryediplomate”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai po ashtu ka përmendur edhe reagimin e Gërvallës për ministrin Vitia duke thënë se dukej si të ishte shefja e tij.

“Mbrëmë paska reaguar edhe për ministrin Vitia sikur të ishte shefja e tij. Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta. Ndërsa, kur ata defilojnë në publik si liderë joformalë, Kurti ndoshta nuk po e dinë, por i zbehet autoriteti!”, tha Behramaj./Zëri