Bekim Jashari në garë për mandatin e dytë në krye të Skenderajt

Bekimi Jashari e konfirmon se do të kandidoj për kryetar të Skenderajt – Lajmet e fundit



Bekim Jashari ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të zyrtarizoj kandidimin për të parin e Skenderajt.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,

Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.

Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë.

Ju mirëpresim!