Berat Bajrami sjell ekspozitën e parë personale

Berat Bajrami sjell ekspozitën e parë personale

Në rreth gjashtë minuta, Berat Bajrami ka përshkuar një rrugëtim në histori. Kjo vjen si rikujtim për rëndësinë që ka e kaluara për një popull.

Artefakte të rëndësishme historike i ka shtrirë në teknika të ndryshme të grafikës, duke filluar nga ato klasike, siç janë: akuatinta, mezotinta, gjilpërë e thatë, linogravura, e deri tek ajo më bashkëkohore – digjitale.

Tetë artefakte historike, Bajrami ka përthekuar ekspozitën e tij personale, e cila ndërthur lidhjen horizontale me atë vertikale. Bajrami rrëfen për rëndësinë e disa prej artefakteve të prezantuara.

Ekspozita e titulluar “Lidhja” u mirëprit nga publiku dhe ky fakt ia ka hapur dyert Bajramit për të vazhduar punën edhe për një ekspozitë tjetër.

Berat Bajrami i ka përfunduar studimet master në degën e Grafikës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.