Berisha numëron faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve në kohë pandemie

Berisha numëron faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve në kohë pandemie

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, ka numëruar disa arsye për rritjen e çmimeve në treg.

Berisha, i ftuar në emisionin Desku në KTV, foli për trendin e rritjes së çmimeve në muajt e fundit.

“Kjo ndikohet prej disa faktorëve. Ka faktorë të brendshëm që mund të jetë si pasojë e rritjes së kërkesës që bën presion apo ana tjetër ka ulje të ofertës, të sasisë në treg. Andaj mungesa e sasisë së caktuar reflektohet me ngritje të çmimeve.

Gjithashtu janë faktorët e prodhimit, të cilët nganjëherë e kushtëzojnë rritjen e kostos dhe rrjedhimisht rritjen e çmimit në treg. Pastaj faktorët e jashtëm, importimet. E dimë që një pjesë e mallrave, konsumit në ekonomitë shtëpiake plotësohet nga importet”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, në muajin mars ka pasur një rënie të çmimit të derivateve, të cilat janë ndikuar nga rëniet në berzat ndërkombëtare dhe pastaj kanë ndikuar.