Bie në 883 numri i të spitalizuarve nga COVID-i në QKUK dhe spitale

Bie në 883 numri i të spitalizuarve nga COVID-i në QKUK dhe spitale – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Po vazhdon të bjerë numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit 24-orësh nga SHSKUK-ja, në tërë Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjenoterapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III (Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 148 pacientë

Spitali i Gjilanit, 70 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58 pacientë.