Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit



Në Spitalin e Pejës, po vazhdon të bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Në raportin 24-orësh nga Spitali kanë bërë të ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 46 pacientë me COVID-19, ndërsa një javë më parë ishin 56 pacientë, transmeton Zeri.info.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, bëhet e ditur se dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë spital janë shëruar 4 pacientë nga COVID-19./Zëri