SHSKUK: Bie ndjeshëm numri i pacientëve me COVID të spitalizuar

Bie numri i pacientëve që po trajtohen me COVID në QKUK dhe spitale – Lajmet e fundit



Ka rënë në 300 numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë për trajtim nga Sars-Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 319 pacientë, 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, transmeton Zeri.info

Në QKUK janë të shtrirë 151pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë. /Zëri