Binak Kelmendi, zgjidhet kryetar i PEN-it kosovar

Binak Kelmendi, zgjidhet kryetar i PEN-it kosovar

PEN Qendra e Kosovës ka mbajtur kuvendin e radhës dhe me shumica votash ka zgjedhur për kryetar shkrimtarin e publicistin Binak Kelmendi.

Kjo organizatë përbëhet nga shkrimtarë e njerëz të sferës së kulturës dhe është themeluar më 2004.

Në afro dy mandate, atë e ka drejtuar shkrimtari Basri Çapriqi.

Kelmendi është autori i disa romaneve dhe përmbledhjeve me poezi. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar e redaktor në mediat e Kosovës.