by lajme.org on February 6, 2023 Lansohet platforma “Super Puna”, skemë për punësimin e të rinjve – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 6, 2023 Kurti: Kosova, e gatshme t’i ndihmojë Turqinë e Sirinë – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 6, 2023 Osmani: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin turk – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on February 6, 2023 Lansohet logo e 15-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju dedikohet prodhimeve vendore
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Bogujevci në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Serbia po kërkon pretekst për të destabilizuar veriun e Kosovës – Lajmet e funditin Lajmeon January 25, 2023 Asambleja Parlamentare e Këshillit të BE-së (PACE), në seancën e sotme, ka diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mori fjalën në këtë seancë. “Kosova është vend demokratik dhe është i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e lirisë së mediave, në veçanti në lirinë e pakicave, të cilët ne i quajmë komunitete. Si shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë, romë, egjiptianë,… dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallime, kanë nevojë për një shtet ku ka sundim të ligjit, ka punë, mirëqenie sociale. Këto janë prioritetet tona”, tha Bogujevci, ndërsa foli edhe për rankimet e Kosovës nëpër indekse globale kundër korrupsionit, raporton Klankosova.tv. “Kur Ukraina u përball me luftën e paprovokuar nga Federata Ruse, Kosova u rreshtua në linjë me vendet demokratike kundër këtij agresioni. Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime ilegale nga struktura kriminale në veri të vendit që po nxiten dhe po drejtohen nga presidenti Vuçiq. Serbia nuk u distancua kurrë nga gjenocidi i Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave tjera, dhe vazhdon ta koordinojë politikën e jashtme me Rusinë dhe të armatoset nga Rusia. Serbia jo vetëm që nuk dënoi dhe vendosi sanksione ndaj Rusisë, por është shumë shqetësuese të shohësh pjesëtarë të Wagnerit në mes të Evropës, që janë shfaqur edhe në veri të Kosovës duke hyrë nga Serbia. Është e dukshme që Serbia vazhdimisht tenton ta destabilizojë veriun e Kosovës. Këtë po e bëjnë sepse po tentojnë të largohen nga dialogu politik me Kosovën, nga normalizimi i plotë i raporteve përmes marrëveshjes finale ndërkombëtare dhe ligjërisht obliguese për njohje reciproke. Respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk duhet të ketë alternativë, dhe nuk është i drejtuar ndaj etnive, por ndaj veprimeve”, tha ajo. Edhe Turqia i doli në krah Kosovës, duke u shprehur kundër sulmeve të dhunshme ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit. Lajme të ngjajshme: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, temë diskutimi sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – Lajmet e fundit Bieber: Serbia përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës – Lajmet e fundit Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës – Lajmet e fundit Raportet Kosovë-Serbi mund të diskutohen në asamblenë e Këshillit të Evropës – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on February 6, 2023 Lansohet logo e 15-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju dedikohet prodhimeve vendore
on February 6, 2023 Lansohet platforma “Super Puna”, skemë për punësimin e të rinjve – Lajmet e fundit
on February 6, 2023 Qeveria e Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri – Lajmet e fundit