Borrelli përshëndet vendimin e Kosovës, kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Borrelli përshëndet vendimin e Kosovës, kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri – Lajmet e fundit



Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres heqjen e të gjitha barrikadave rrugore menjëherë. Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”, tha Borrelli, raporton Zeri.info.

Qeveria tha se ka dëgjuar kërkesën e SHBA-së pëe shtyrje të vendimit për reciprocitet me Serbinë për 1 muaj, me kusht që barrikadat rrugore në veri të hiqen menjëherë.

Ndërkohë, vendimi i mëparshëm i qeverisë për lëshim të dokumenteve për hyrje/dalje të shtetasve serbë në Kosovë, ka hyrë në fuqi. Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky vendim do të jetë në fuqi deri në zhbllokimin e rrugëve nga serbët lokalë në veri.

Gjatë ditës së sotme pati tensione në pjesën veriore të vendit, pasi grupe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë. Pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë u mbyllën për kalim, të cilat ende vazhdojnë të jenë të mbyllura. /Zëri