Bota në kohë pandemie në 99 karikatura nga të katër anët

Bota në kohë pandemie në 99 karikatura nga të katër anët

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së virusit COVID-19 e ka bërë të vështirë distancimin e artistëve nga kjo temë. Kjo vërehet edhe në karikaturat që janë dërguar në adresë të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturave që mbahet në Ferizaj. Janë 1 mijë e 650 karikaturat e 360 artistëve prej 53 vendeve të ndryshme të botës, prej të cilave juria ka përzgjedhur 99 sosh

Ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturave në Ferizaj ka kryer pothuajse shumicën e punëve për edicionin e sivjetmë. Edhe katër ditë u kanë mbetur deri në hapjen e ekspozitës me punime të karikaturistëve nga vende të ndryshme të botës. Përmes kësaj ekspozite shënojnë edicionin e gjashtë të Festivalit. Të pazakontë e kanë konsideruar organizatorët, të cilët përkundër vrullit të punës u duhet që të sigurohen që janë duke respektuar edhe masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, raporton KOHA.